Maluma zhvilloi një koncert “të përflakur” në Bukuresht të Rumanisë në kuadërin e turneut të tij „Papi Juancho Maluma World Tour”. Ai është sot një nga artistët e rinj më të preferuar në botë, dhe sigurisht, admiruese ka shumë.
Skena të ngjashme me ato të Tiranës, ku këngëtarit i hodhën recipeta në skenë, edhe në kryeqytetin rumun, nje fanse e zjarrtë i lëshoi një palë të brendshme. “Më duket se i pëlqeu”, thoshte një komentuese. “Edhe unë, njësoj do të veproja”, ka shkruar një tjetër ndërsa dikush thoshte se “rumunet kanë vërtet ide të vecanta”, por në fakt, nuk janë të vetmet.
Maluma u prit me spektakël madhështor në “Sheshin Nënë Tereza”, ku pjesëmarrja në koncert është shumë e madhe. Një fanse shqiptare i hodhi sytjenat ngjyrë rozë këngëtarit, i cili i vari tek mbajtësja e mikrofonit, ndërsa pati dhe një fjalë përshëndetëse për Shqipërinë:
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në Tiranë. Është hera ime e parë. Uroj të mos jetë e fundit. Ju falënderoj me gjithë zemër për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë duke qenë këtu sot. Unë do të vij sa herë që ju ta kërkoni.”



















