Rihanna vazhdon të shokojë me kombinimet e saj të periudhës së shtatzanisë. Në javën e modës në Paris, ajo u shfaq praktikisht vetëm me veshje të brendshme ndërsa barku i rrumbullakosur shihet krejtësisht, në një restorant doli pothuajse po aq e zhveshur e një herë tjetër, u shfaq me pizhame.
Këngëtarja duket se po i shtyn shumë kufijtë e modës në kohën e pritjes së ëmbël, e ndoshta e bën këtë qëllimisht për të treguar se dhe gratë shtatzëna mund të jenë seksi.
Këtë radhë, ajo doli për darkë e veshur me pantallona rozë, vetëm me sutjena dhe një imitim lëkure kunadheje po të së njëjtës ngjyrë në shpatull, që ka përbërë dhe elementin surprizë në look-un e saj.
“Tani, jam duke e shtyrë vetë idenë e të qenit seksi. Kur gratë mbeten shtatzënë, shoqëria tenton t`i bëjë që të dëshirojnë të fshihen, të mos jenë më joshëse..Por unë nuk besoj tek një gjë e tillë. Kështu që gjatë periudhe, po provoj të vesh gjëra të cilat përpara ndoshta nuk do të kisha kurajon t`i mbaja. Sa më të vogla rrobat, sa më shumë lëkurë jashtë, aq më mirë”, ka thënë artistja, e cila tani vonë, u bë pjesë e listës së Forbes të personave më të pasur në botë.



















