“Po ndodh më në fund”, shkroi motra e Jennifer Lopez, Lynda në rrjetet sociale ku shpërndau lajmin e fejesës së tyre. Në fund të postimit, ajo tregoi edhe unazën me gur të gjelbër, që Ben bleu për të dashurën e tij, flaka e pasionit me të cilën u rindez pas shumë vitesh.
Duket se kjo unazë, për J.Lo duket se ka një kuptim të veçantë.
Unë gjithmonë kam thënë se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat”, pati thënë ajo përpara disa kohësh ndërsa tregonte fustanin ikonik të Versace-s që veshi në ceremoninë e cmimeve Grammy në vitin 2000, duke shtuar: ““Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur ngjyrën jeshile”!
Jennifer iu referua një vepre arti që varet në zyrën e saj, e cila përmban një zog të gjelbër të vendosur në dorën e dikujt dhe fjalët ‘Lëre të shkojë’ në të dyja anët. Zgjedhja e bërë prej tij tregon se Ben e njeh mirë, ndaj dhe ajo ndihet aq e plotësuar me të.



















