Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Roskovecit. Bëhet me dije se vjehrri shtetasi Xhevahir Hoxha, 61 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe.
Mësohet se pasi ka vrarë nusen, 61-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë banesës.
“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje ët rëndë.



















