Të shumta ishin lajmet dhe kritikat që vërshuan pasi motra e Emina Çunmulajt, Pepi publikoi në rrjetet sociale një fotografi të sajën ku shihej duke puthur një poster të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe krah saj shkruante, “E ardhmja është e ndritur”.
Së fundmi ka reaguar Pepi në rrjetin e saj social Instagram dhe ka sqaruar se postimi i saj ishte me ironi dhe se është keqinterpretuar nga të gjithë.
“Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë kundërshtojnë motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.
Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër, unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiç”, shkruan në reagimin e saj Pepi.



















