Donald Veshaj ka reaguar për të parën herë publikisht lidhur me marrëdhënien e tij me Beatrix dhe Bora Ze,anin. Ai pohoi në Instastory, duke shkruar se i ka mbyllur të gjitha portat që nuk duhet t’i kishte hapur.
“Unë nuk ju njoh shumë ju, por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetes sime; kam gëzuar, kam qarë, kam luajtur, kam fituar e dik edhe kam gabuar.
Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother, sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty; një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh.
Big Brother ishte ‘fun’ dhe unë mendoj që i mora, por edhe i dhashë, maksimumin tim. E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton, dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë.
Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora (emoji) të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe të kem mundësi t’jua kthej,” ka shkruar aktori.



















