Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe ish-bashkëshorti i saj Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet 90’.
Edhe pse kanë kaq shumë vite të ndarë, ish-çifti ka ruajtur përherë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre, Amos dhe Elia Zaharia.
Ata shpesh janë shfaqur në evenimente të ndryshme si një familje e bashkuar. Sikurse ka ndodhur edhe së fundmi, ku Gjergj Zahari ka festuar 70-vjetorin e tij pranë ish-bashkëshortes dhe dy fëmijëve.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka postuar disa fotografi ku familja shihet e bashkuar, dhe krah tyre ka shkruar, “70 vjet me zemrën plot”



















