KreuCelebrity

Johnny Depp sërish në betejë gjyqësore me ish-bashkëshorten, Amber Heard!

Ylli e kinemasë hollivudiane, Johnny Depp do të përballet sërish me bashkëshorten në një seancë gjyqësore.

58-vjeçari kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim prej ish-partneres së tij, Amber Heard të cilën e akuzon për shpifje. Në qendër të akuzës është një shkrim për dhunën në familje që ajo publikoi në vitin 2018, ku theksonte se Depp e dhunonte fizikisht gjatë martesës.

Mësohet se beteja ligjore do të zhvillohet në Gjykatën e Virginias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjasat janë që aktori ta humbë edhe këtë çështje në gjykatë, siç ndodhi në 2020 me një tjetër padi të ngjashme për shpifje ndaj të përditshmes britanike “The Sun”. Heard thotë se ajo nuk ka përmendur në asnjë rast emrin e Depp në shkrimin e 24 viteve më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF