Beniada Nishani është një nga konkurrentet, e cila rrëmbeu dashurinë e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”.
Pas këtij formati, ku arriti të ishte një nga katër finalistet, Beniada ka vijuar të jetë pjesë e ekranit të “Top Channel” si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv” dhe e “Diell”, ofertë punë të cilën ajo e mori gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi modelja ka marrë oferta për të qenë e ftuar edhe në emisionet italiane, ku një ditë më parë ka qenë pjesë e emisionit “Tiki Taka”, një program i cili i dedikohet sportit, i cili transmetohet në gjigantin italian “Mediaset”.
Këtë lajm të bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka publikuar fotografi dhe video të ndryshme.



















