Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska ka dhënë një intervistë për CNN, ku ndër të tjera ka zbuluar herën e fundit që ajo e ka takuar bashkëshortin e saj, Volodymyr Zelensky.
Zonja e parë tha se ata janë takuar më shumë se një muaji më parë, dhe se gjatë kësaj kohe kanë folur vetëm në telefon, “Volodymyr dhe ekipi i tij në fakt jetojnë në zyrën e tij. Për shkak të rrezikut, unë dhe fëmijët e mi u ndaluam të qëndronim atje. Kështu, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm me telefon”.
Më tej ajo shtoi, “E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e besueshme për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi”.
Ndërkohë, sa i takon fëmijëve, ajo rrëfeu se po jetojnë me të dhe nuk ju ka folur konkretisht për luftën. Zonja e parë e Ukrainës tregoi se fëmijët ndonjëherë e kuptojnë më mirë se të rriturit, thjesht duke bashkëjetuar me situatën dhe duke i jetuar frikërat me guxim.



















