KreuCelebrity

“Sekreti” i Ronela Hajatit, ndër këngët më të dëgjuara në “Eurovision 2022”!

Kënga e Ronela Hajatit rezulton të ketë ngjallur interes të madh në Eurovision: në fakt, në klasifikimin e muajit shkurt në këtë kompeticion për këngët më të dëgjuara të tij, ajo renditet e pesta. Në faqen zyrtare të kompeticionit është publikuar një video me renditjet e këngëve duke nisur nga vendi i 20-të e deri tek i pari.

Një renditje e tillë e “Sekretit” i shton padyshim pritshmëritë  për ecurinë e këngës në garën që zhvillohet nga data 10 deri në 14 maj, në Torino, Itali.

Ronela Hajati do të hapë shfaqjen duke kënduar e para në natën e parë gjysmëfinale.

Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara thuhet në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube. Lista do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat kombëtare finale/live/pamjet pas kuintave dhe, natyrisht, performancat e Eurovision Song Contest, duke hedhur një vështrim pak më të gjatë në hyrjet e reja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF