Një incident tronditës ndodhi gjatë në njërën nga rubrikat e emisionit “E diell”. “Just Dance” i kushtuar personave që kanë pasion dhe talent kërcimin. Një nga konkurrentet po realizonte perfomancën e saj përballë jurisë në një moment rrëzohet në tokë dhe Ezdalin Gorani, anëtar jurie, reagon menjëhere dhe kërkon të sillet ndihmë për konkurrenten, ndersa thote: “Ka care ballin”!.
Emisioni u ndërpre për pak castë derisa ajo mori ndihmën e nevojshme dhe u mor më pas me ambulancë.
“Ka ndodhur një incident edhe me Danjën e cila duhet të jetë duke marrë ndihmën e parë, ka ardhur edhe ambulance për ta asisituar. Janë incidente që ndodhin herë pas here.”-tha moderatorja Nevina Shtylla.
Shumë i prekur u shfaq një tjetër anëtar jurie, Graciano Tagani, i cili nuk ishte as në gjendje të fliste për atë që ndodhi.
“Realisht jam shumë i prekur… Nuk e di…. Nuk dua…”- tha ai.



















