Simon Cowell thotë se ka hequr dorë nga ndërhyrjet në fytyrë pasi ndihej sikur dukej “si diçka nga një film horror”.
Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, gjyqtari i “America’s Got Talent” pranoi se kishte shkuar shumë larg me fillers-at sa nuk e njihte më veten.
“Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. Pashë një foto timen të një ditë më parë dhe nuk e njoha më veten”, tha ai duke pranuar se edhe djali i tij tetëvjeçar Eric, të cilin ai ndan me të fejuarën Lauren Silverman, kishte vënë re fytyrën e tij të mbushur, duke e bërë atë të heqë dorë nga trajtimet.
Injeksionet sigurisht nuk janë të rralla në Hollywood, megjithëse gjyqtari i “America’s Got Talent” tha se ai tani preferon të duket më i miri me ndihmën e një stili jetese të shëndetshme.



















