KreuCelebrity

U përdhunua, torturua e qëllua në kokë nga rusët: Fati i tmerrshëm i adoleshentes ukrainase!

 

Cdo ditë e më shumë dalin në dritë mizoritë e kryera në Ukrainë, ku një vajzë vetëm 16 vjecare është identiuar si viktima e radhës e kësja lufte të tmerrshme e të paprovokuar. Karina Yershova u identifikuan në qytezën e Buchës, ku dyshohet se u përdhunua, torturua e u qëllua me plumb pas koke nga forcat ruse. Trupi u hodh mes mbeturinave në një obor shtëpie.

Një mike e nënës së Yershovës, Olesya Vasylets shkroi në Facebook: “Miq, lajme të tmerrshme. Racistët vranë vajzën e mikeshës sime Karina Yershova, vetëm 16 vjece, dhimbja është e tmerrshme. Ajo u përdhunua, më pas u qëllua dhe u hodh në plehra. Sot e ëma mësoi se ishte vrarë dhe krijoi një grup ndihme. Ju lutem më ndihmoni ta varros, e njihja këtë fëmijë prej vitesh, i mësova anglisht, ajo ishte një vajzë shumë e zgjuar dhe e talentuar.”

Yershova u zhduk në fillim të muajit të kaluar dhe më 10 mars nëna e saj kërkoi ndihmë për gjetjen e së bijës. Nuk është e qartë nëse Yershova ishte shënjestruar qëllimisht nga forcat ruse.

Në Bucha janë gjetur 400 civilë të vdekur, por numri i vërtetë mund të jetë edhe më i lartë se kaq.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF