KreuCelebrity

Në fytyrë si top modele, por kur hapet fotoja….si duket britanikja 25 vjecare! 

 

Antonia Graham është një britanike 25 vjecare, e cila i ka kthyer difektet në pikën e fortë të saj. Ka fytyrën e një  modeleje, por në  trup është e shëndoshë, dhe tani bën para në internet duke ekspozuar trupin e bëshëm, që deri përpara pak vitesh përpiqej ta fshihte.

Nënë e tre fëmijëve, Antonia mbeti me kilograme të tepërta, e kjo e gjë e demoralizoi për një kohë të gjatë. Por tani, mban rroba të vogla dhe fiton mjaft me videot që hedh në TikTok ku ka shumë ndjekës. Gruaja thotë se fiton 10.000 paundë në muaj vetëm duke ngrënë përpara kamerës.

Në TikTok u bë e famshme falë një klipi me 8 milionë klikime, përmes të cilit i përgjigjej atyre që talleshin me të se ishte e shëndoshë. “Kam mbajtur dieta me shpresën të dobësohesha, por nuk ndodhi. Paskësaj, vendosa ta pranoj veten si jam”, shprehet ajo.

Antonia Graham paskësaj nisi të publikonte video duke ngrënë dhe thotë se ka njerëz që paguajnë vetëm që ta shohin duke u shëndoshur. “Marr deri në 3000 kalori në ditë. Më kanë kërkuar që të ha 3 pica gjigande në një seancë të vetme. Por e refuzova, kam dhe unë limitet e mia”, rrëfen ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF