Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopezit, por jo shumë pas kësaj, gjërat shkuan krejtësisht në kahun e kundërt për ta. Tani që mbërriti lajmi se artistja është fejuar me Ben Affleck, Alex nuk ia kurseu ironinë.
Ndërsa mbulonte lojën e 10 Prillit Boston Red Sox kundër New York Yankees për KayRod Cast të ESPN-së, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay përmendi fejesën e Jennifer.
“Është një kohë e mrekullueshme në sport”, tha ai. “Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë.”
Rodriguez qeshi dhe i mbajti ison: “Lumturia dhe paqja në botë janë ato që ne po kërkojmë”. Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Kay bëri shaka: “E di çfarë? Unë mendoj për Gandin dhe ty.”
Rodriguez dhe Lopez u fejuan në mars 2019, pothuajse dy vjet pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Por në mars 2021 u tha se dyshja ishte ndarë. Ata i përgënjeshtruan lajmet vetëm që në prill të vitit të kaluar të pohonin se në fakt poi jepnin fund lidhjes së tyre.



















