Në një ditë fillim prilli, agjencia numër një e udhëtimeve “Globus Travel” çeli sezonin e verës më eventin “Summer Rex et Regnum”, duke prezantuar këtë resort të ri, që ofron në paketën e shumëllojshme të destinacioneve të saj…
E për paradoks atë ditë as verë e as pranverë nuk ishte. Moti me shi nuk e zbehu aspak eventin dhe as nuk pengoi të ftuarit e klientët e shumtë të kompanisë në festën e organizuar në “Millenium Garden”.
Hoteli luksoz “Regnum” zgjodhi “Globus Travel” si partnerin e tyre më të besuar për të çelur sezonin në Shqipëri.
Ishin të shumtë të ftuarit, klientë nga Shqipëria dhe Kosova, që morën pjesë në prezantimin ekskluziv të një prej resorteve më të mirë të Antalyas, Regnum Craya.
Për të theksuar është fakti që në “Regnum Hotels” kanë performuar emra legjendarë si Jennifer Lopez, apo ylli britanik me origjinë shqiptare Dua Lipa.



















