Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë dy nga personazhet e showbizit të cilët kanë qenë kryefjala e mediave sociale në vend muajt e fundit. Historia e tyre e dashurisë ka qenë një nga më të komentuarat në media.
Pas daljes së Donaldit nga “Big Brother VIP” ndarja me Trixën ishte e menjëhershme, ndaj tanimë të gjithë janë në pritje të një ribashkimi mes Borës dhe aktorit.
Së fundmi burime për “Kryefjala.com” kanë bërë me dije se Bora dhe Donaldi pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor. Ata janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës.
Mesa duket Donaldi e ka marrë seriozisht angazhimin në muzikë, ndërkohë Bora po i rikthehet një pasioni të saj të vjetër.
Mbetet për t’u parë, por nëse kjo gjë ndodh jemi të bindur se suksesi i këngës së tyre do të jetë i madh..



















