Një shaka u kthye në mollë sherri dhe bëri që situata të precipitonte drejt një debate të ashpër gjatë prapaskenave të programit “Style Star Shoë” që synon të rinjtë që kanë pasion modën dhe të tregojnë stilin e tyre të veçantë. Njëri prej anëtarëve të jurisë, Niko Komani u përplas keq me një konkurente në studio.
Në videon e publikuar nga vetë stilisti, shihet sesi rëndohet gjendja duke kaluar nga kërcënimet tek ofendimet e rënda.
Prezantuesja e emisionit Kiara Tito, anatarët e tjerë të jurisë dhe produksioni janë përpjekur që të qetësojnë situatën por stilisti nuk e mbante dot më veten, i acaruar sidomos nga ai që e konsideroi si kërcënim të konkurentes në fjalë.



















