Vajza e Orindës dhe Turjanit, Atara Hysko, është një vogëlushe shumë e bukur, e cila na zbukuron Insagramin sa herë prindërit e saj zgjedhin të ndajnë fotografi me të.
Mirëpo mesa duket një dilemë po i tundon të gjithë, nëse Atara i ngjan më shumë mami Orindës apo babi Turit.
Ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar kërë të enjte një fotografi të sajën nga fëmijëria, ku shihet një ngjashmëri shumë e madhe.
“Kur më thonë jam fiks si babi, qesh shumë me mamin”, ka shkruar Orinda krah fotos që ka sjellë edhe reagimin e Turit, i cili i ka kërkuar ndjekësve t’i thonë të gjithë se Atara i ngjan të ëmës.



















