KreuCelebrity

Pas divorcit nga bashkëshorti, aktorja e njohur thotë se nuk do të martohet më kurrë!

Aktorja e njohur amerikane Kaley Cuoco ka folur hapur për jetën e saj private dhe situatën që kaloi pas divorcit me bashkëshortin Karl Cook. Duket se ka qenë një situatë e dhimbshme për të, sa shprehet se  nuk ka plan të martohet sërish.

“Unë nuk do të martohem më kurrë”, tha ylli i “Big Bang Theory” në intervistën për “Glamour”. “Do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjatë ose një partner. Por nuk do të martohem më kurrë”, nënvizoi ajo.

Cuoco, 36-vjeçare, paraqiti kërkesë për divorc nga Cook, 31-vjeçar, në Gjykatën e Lartë të Los Angeles në shtator të vitit 2021.Po atë ditë, të dy konfirmuan se po ndaheshin në një deklaratë të përbashkët për “Page Six”.

“Me gjithë dashurinë dhe respektin e thellë për njëri-tjetrin, ne kemi kuptuar se rrugët tona aktuale na kanë çuar në drejtime të kundërta”, thuhet në deklaratë. Cifti kishte lidhur kurorë në qershor të vitit 2018 në San Diego, Kaliforni. Kaley ndërkohë ka qenë më parë e martuar me Ryan Sëeeting.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF