KreuCelebrity

Si është të jesh e bukur: Nga avansimi në karrierë tek frika e dikujt se mund t`i “vjedhësh” burrin!

Gra që konsiderohen  ‘konvencionalisht të bukura’ kanë zbuluar të mirat dhe të këqijat e të qenit tërheqëse në sytë e të tjerëve.Përdoruese të Mumsnet nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar kanë ndarë përvojat e tyre personale lidhur me të konsideruarit joshëse nga të tjerët, duke përfshirë një grua që pretendonte se ka mundur të ecë përpara në karrierën e saj dhe një tjetër që thotë se burrat janë të gatshëm t’i bëjnë favore vetëm për shkak të pamjes.

Megjithatë, shumë përgjigje në postim erdhën nga femrat që pretendonin se të qenit tërheqëse i ka bërë të mos ndihen rehat në shumë situata. Njëra prej tyre shkruante se “ka pasur shumë përvoja të këqija duke përfshirë burra që përpiqeshin të bënin fotografi poshtë fundit tim, etj. Por tani që kam kaluar të 30-tat, jam pak mbipeshë me dy fëmijë dhe mungesën e gjumit që më lexohet në fytyrë, kjo nuk ndodh më”, shprehet ajo.

Një tjetër tha se gratë e kishin ofenduar në rrugë vetëm për shkak të pamjes, ndërsa meshkujt e ngacmonin. “Nuk është ndonjë gjë e bukur kjo. Por kur kalon një farë moshe, e nuk bie më aq shumë në sy, të lenë rehat”, shprehet gruaja.

Një komentuese sakaq u shpreh se është ndjerë e vetmuar, sepse sepse njerëzit ishin ‘të mahnitur nga ajo’ dhe nuk donin t’i afroheshin, ndërsa burrat ‘frikësoheshin’. “Në realitet nuk kam menduar kurrë se do të konsiderohesha e bukur, por me sa duket isha. Tani jam më e vjetër, më e shëndoshë dhe jam bërë kryesisht e padukshme, e tani po njerëzit po më afrohen”.

Kishte dhe një grua që tha se femrat e tjera e shihnin si kërcënim, dhe e përflisnin pa të drejtë me gra të tjera. “Ato menjëherë mendojnë se po flirtoni me burra edhe kur nuk jeni aspak duke e bërë një gjë të tillë”, theksoi ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF