KreuCelebrity

“Shoqja nuk tradhëtohet”, mikja e Rihanës mohon lidhjen me A$AP Rocky! 

“Një gënjeshtër e pastër”, të tillë e quajti mikesha e Rihanës akuzën se pati marrëdhënie me A$AP Rocky gjatë kohës që këngëtarja ishte shtatzënë. Amina Muaddi tha se kurrë nuk do ta tradhëtonte shoqen e saj.

Ajo këmbënguli se cifti nuk është ndarë, pas raporteve në media se ata i dhanë fund lidhjes nga shkaku i kësaj afere.

Amina i hodhi poshtë me forcë pretendimet e intimitetit me reperin, pas thashethemeve nëpër mediat amerikane se ajo e kishte tradhtuar shoqen e vet dhe kishte pasur marrëdhënie me të dashurin e saj.

Muaddi, një dizajnere këpucës dhe stiliste e të famshmeve, u shfaq madje e indinjuar nga ato që i quajti  “gënjeshtra të pastra” dhe “shumë të turpshme”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF