KreuCelebrity

Shqipëri, turizmi po ndjen pasojat e luftës në Ukrainë!

Në Shqipëri industria e turizimit ka filluar të ndiejë pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe turistët ukrainas, rus dhe bjellorus numri i të cilëve po rritej çdo vit, duket se këtë sezon do t’i mungojnë turizmit shqiptar, thote Voa. Sipas të dhënave nga agjensitë turistike, bazuar në kontratat e nënshkruara më herët, pritej një numër prej 130 mijë shtetasish nga Ukraina. Për të tretin vit me radhë, që prej tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së koronavirusit, sektori i turizmit në vend po përballet me mjaft vështirësi.

Turizmi ka një ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe sipas Këshillit Botëror të Turzimit dhe Udhëtimit vlersohet me një peshë prej 27% në PBB. Tërmeti i dhjetorit të vitit 2019, që dëmtoi disa zona me potencial turistik, dhe pandemia e Kovid 19 e vunë në vështirësi sektorin e turizmit. Në vitin e parë të pandemisë numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, u ul me 60%, për shkak të kufizimeve në lëvizje. Situata u përmirësua ndjeshëm në vitin 2021, dhe sipas statistikave zyrtare numri arriti në rreth 5 milionë e 700 mijë, por shifrat mbetën sërish më të ulëta se ato para krizës, rreth 700 mijë më pak. Dhe kur u duk se vështirësitë po tejkaloheshin, lufta në Ukrainë sipas ekspertëve e vë turizimin shqiptar përballë problematikave të reja.

Përfaqësues të operatorëve turistikë, bazuar në prenotime, thonë se këtë vit pritet një rikthim i tursitëve skandinavë, dhe rritje e numrit të atyre hollandez dhe italian. Një prej investitorëve në bregdetin e Durrësit, i cili drejton disa resorte, vitet e fundit e ka mbështëtur punën e tij kryesisht tek prurjet turistike nga Polonia dhe nga vendet skandinave. Shqetësimi i tij lidhet me faktin se kontratat me agjensitë turistike janë lidhur në muajt shtator- tetor të vitit të shkuar. Tani prenotimet janë nën kosto thotë ai, pasi të gjitha çmimet janë rritur, duke veçuar atë të energjisë me 80%, që prek këtë kategori biznesesh, të cilat paguajnë në varësi të tensionit prej nga furnizohen.

Unioni turistik shqiptar pak ditë më parë i ka kërkuar qeverisë që operatorët turistikë, të cilët kanë kontrata të nënshkruara në vjeshtën e vitit të kaluar me homologët e tyre në vende të tjera, ta paguajnë energjinë me çmimin e mëparshëm, vetëm për këtë sezon, pasi e kanë të pamundur të ndryshojnë kontratat. Turizmi në Shqipëri ndërkohë vuan dhe nga problemet e vjetra, të cilat e pengojnë këtë sektor të zhvillohet. Në prej tyre lidhet me cilësinë e shërbimeve që ofrohen. Vetë investitorët thonë se kanë shumë vështirësi, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF