KreuCelebrity

Noizy konfirmon lidhjen e dashurisë? 

Pavarësisht famës së tij dhe faktit që është në vëmendjen e publikut, Noizy ka arritur ta mbajë të fshehtë jetën private. Madje, është shpallur prej vitesh si një prej beqarëve “më të kërkuar” , pasi pavarësisht fjalëve për lidhje me disa vajza të njohura, është shfaqur sërish vetëm.

Megjithatë, në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ai  bëri një rrëfim: foli  për vajzën që i ka fituar zemrën.

Me sa duket e ka tashmë dikë në krah, e gjërat ndoshta po bëhen serioze. Noizy nuk dha shumë detaje, por la të kuptohej se Sigurisht, për të mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra.

“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, tha reperi. Urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke e konfirmuar kështu se doli më në fund një vajzë që t’ia fitojë zemrën reperit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF