KreuCelebrity

Ilva Tare merr detyrën e re në Uashington!

Gazetarja e njohur Ilva Tare është bërë pjesë e Këshillit të Atlantikut të Europës dhe do të lançojë serinë Balkans Debrief.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja e njohur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

 

“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: që nga 1 prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Europës”, ka shkruar Tare.

Kujtojmë që ish-drejtorja e Informacionit në Euronews Albania së bashku me familjen e saj prej disa muajsh është shpërngulur në Uashington, SHBA.

I’m thrilled to share some personal news: As of April 1, not only do I live on the other side of the Atlantic but I have started working with the Atlantic Council in Washington, DC where I will launch the #BalkansDebrief series. I’m honored to join the team at @ACEurope ???? https://t.co/DcpqnYGOtB

— Ilva Tare (@IlvaTare) April 15, 2022

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF