Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit corona.
Sipas tij varianti Omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta.
Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet Omicron.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se qëllimi i tyre është që të kenë sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Ai njoftoi se së shpejti do të kenë vaksina si për variantin Omicron ashtu edhe për variantin Delta.

Celebrity
Rita Ora bëhet imazh i firmës luksoze!



Celebrity
Noizy konfirmon lidhjen e dashurisë?


Celebrity
Ferri dhe parajsa e Christopher Kane!













