KreuCelebrity

“Më lër të flas” në Top Channel, zbulohet data, dita dhe ora e programit të Donaldit dhe Romeos!

Donaldin dhe Romeon së shpejti do t’i shohim në ekranin e Top Channel me programin e tyre “Më lër të flas”.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë vëllezërit Veshaj, teksa kanë publikuar në rrjete sociale videon promo të emisionit.

“Më lër të flas”, emisioni i cili iu bë dhuratë Donaldit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, duke filluar nga 29 prilli do të transmetohet në Top Channel, çdo të premte, në orën 21:00.

Kujtojmë se pas daljes së Donaldit nga “Big Brother” është përfolur shpesh për një sherr me drejtuesit e Top Channel dhe heqje dore nga programi. Mirëpo, mesa duket gjithçka është në rregull..

 

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF