KreuCelebrity

Sabiani tregon përse mungoi në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës!

Aktorja Monika Lubonja para pak ditësh organizoi një festë të bujshme për ditëlindjen e saj të 54-tët ku ishin ftuar mjaft figura  të showbizit shqiptar. Nuk munguan as ish-banorët e “Big Brother VIP”, si Paloma, Elhaidi, Saraha, Sheila dhe shumë të tjera.

Por ndërkohë në festë mungoi Sabiani, me të cilin ajo ka pasur përgjityhësisht një raport të mirë. Por arsyen përse nuk ishte aty, këngëtari e shpjegoi fare thjeshtë.  “Nëse më do të më kishte ftuar, do të shkoja”, tha ai në emisionin Wake Up, në Top Channel.

Sabiani bëri me dije se mes tyre nuk ka komunikim. Ai tha se janë takuar te ditëlindja e Big Mama-s, dhe janë përqafuar, por vetëm kaq. Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF