KreuCelebrity

Në pritje me fëmijën e shtatë me Alec Baldwin, Hilaria tregon barkun e rrumbullakosur!

Hilaria Baldwin është në pritje të ëmbël të fëmijës së shtatë me bashkëshortin Alec Baldwin.

Së fundmi 38-vjeçarja vendosi që në Instagramin e saj të shtunën të postonte një video ku tregoi barkun e saj të rrumbullakosur, teksa dukej shumë elegante.

“Këtë fustan e gjeta te Aritzia. Një tjetër edhe pse nuk është për gra shtatzëna por funksionon”, ka shkruar ajo.

Pavarësisht postimit argëtues të barkut të rrumbullakosur, Baldwin ka pranuar se këtë herë ka një ndjenjë ankthi. Javën e kaluar, ajo ndau një video të saj duke dëgjuar rrahjet e zemrës së foshnjës teksa reflektonte mbi abortin e saj të mëparshëm.

Kujtojmë që Alec Baldwin do të bëhet baba për herë të tetë, pasi ka edhe një vajzë 26-vjeçare Ireland Baldwin, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Kim Basinger.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF