KreuCelebrity

Florian Binaj dhe Arilena Ara moderojnë “Piranjat”, emisioni anti-korrupsion!

Pas largimit nga Top Channel, tashmë mësohet “destinacioni” i Florian Binaj. Aktori i humorit do të drejtojë së bashku me Arilena Arën një emision të ri: “Piranjat” në ABC.

Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë së transmetuari të martën e ardhshme në këtë teleivizon. Studiot kanë përfunduar dhe gati janë edhe  moderatorët, gazetarët dhe teknikët po ashtu.

“Piranjat” , sic thuhet nga televizioni në fjalë, pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak gishtin me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë!

Gjithçka nis të martën në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF