Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez dhanë lajmin se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli të vinte në jetë.
Së fundmi motra e Cristiano Ronaldo-s ka postuar një letër të hapur emocionuese duke iu referuar babait të tyre të ndjerë pasi futbollisti zbuloi tragjikisht se djali i tij i porsalindur ka vdekur.
Motra 37-vjeçare e Ronaldo-s, Katia Aveiro, postoi një mesazh duke thënë se foshnja tani është me babanë e tyre të ndjerë.
“Ju dua dhe zemra ime është me ju në këtë moment. Uroj që Zoti të kujdeset për çdo gjë dhe të forcojë rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Engjëlli ynë i vogël është tashmë në prehrin e babit. Të dua dhe zemra ime është me ty atje. Zoti kujdeset për ju dhe forcon rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Engjëlli ynë është tashmë në prehrin e babait. Dhe vajza jonë e vogël është këtu e fortë dhe plot shëndet dhe do të na tregojë çdo ditë se vetëm dashuria ka rëndësi”, ka shkuar ajo.
Kujtojmë që babai i Ronaldo-s ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare kur ylli i futbollit ishte vetëm 20 vjeç.















Rita Ora bëhet imazh i firmës luksoze!



Noizy konfirmon lidhjen e dashurisë?

