KreuCelebrity

Ledion Liço rikthehet në ekran me një program që mban vulën e tij!

Të gjithë fansat e Ledion Liços kanë marrë së fundmi një lajm të mirë, pasi shumë shpejt ai do të rikthehet në ekran.

 

“A.Live.Night” titullohet programi i tij, i cili do të nisë rrugëtimin të shtunën, më 30 prill, në orën 21:00.

“A.Live.Night është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore. Prodhuar në studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liço”, ka njoftuar Top Channel.

Artistja e parë me të cilin A.Live.Night do të nisë është këngëtarja e njohur Arilena Ara.

 

 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF