Disa mesazhe kritike të Johnny Depp drejtuar mjekut të tij në lidhje me Amber Heard janë hapur gjatë seancës gjyqësore.
Aktori 58-vjeçar i është shprehur Dr David Kipper se Amber po e përdorte atë për famë dhe sukses në karrierën e saj.
Në mesazhet me tekst që u shpalosën në gjykatën e Virxhinias, ylli i Pirates of The Caribbean ka shkruar, “Ajo ka dikë tjetër. Unë nuk mund të jetoj kështu”. Ai vazhdoi: “Ka mbaruar. JO MË!!!! Fyerje të vazhdueshme më vijnë nga një djall keqdashës dhe hakmarrës si ajo!”.
Tekstet e Depp-it vazhduan, “Obsesioni i saj me veten është shumë më theksuar. Ajo është kaq ambicioze!!!! “Jam shumë i trishtuar”. Ndërkohë, mjeku pranoi se Depp u diagnostikua me “ADHD, Bipolar 1, depresion, pagjumësi, çrregullim kronik të abuzimit me substanca, refluks kronik” në maj 2014.
Johnny Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje dhe po kërkon 50 milionë dollarë për një shkrim, ku ajo rrëfeu se ishte subjekt i dhunës në familje në Uashington Post në 2018.



















