KreuCelebrity

E ftuara befason Rudina Magjistarin:” Ti dhe bashkëshorti tim..”

E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, aktorja Oriana Cama foli rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, shkak i së cilës u bë njohja me bashkëshortin që jetonte atje. Por gjatë bisedës, ajo ë befasoi moderatoren pasi i tregoi se i shoqi i saj dhe Rudina kishin qenë në një klasë bashkë.

Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?

Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.

Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

Oriana Cama:  Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.

Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…

Rudina Magjistari: Në Elbasan?

Oriana Cama: Po.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.

Rudina Magjistari: Si e ka emrin?

Oriana Cama: Julian Baxho.

Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF