Gjiko prej disa javësh po përballet me akuza të rënda për abuzim seksual me një të mitur. Akuza të cilat vetë reperi i njohur i ka mohuar.
Madje së fundmi ai ka publikuar edhe projektin e tij muzikor më të ri, i cili mban titullin “Gjoni”. Gjiko i këndon faljes së gjakut dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite në shoqërinë shqiptare.
Teksa ka marrë shumë mbështetje nga fansat dhe miqtë, edhe partnerja e tij Elita Rudi ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka publikuar një pjesë të “Gjoni” dhe e ka shoqëruar me disa fjalë, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj.
“Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që një vajzë e panjohur për publikun ka akuzuar reperin e njohur se e ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeçe.