KreuCelebrity

Sekreti i somuneve të famshme të Prizrenit!

“Somunet përgatiten me miell, kripë, maja të bukës dhe ujë. Esenca qëndron në atë se ajo duhet të jetë më e butë krahasuar me brumërat e tjerë”, thotë për REL, Hysen Qollaku, i cili vazhdon këtë zanat, që familja e tij e ka traditë gati dy shekuj. Ky person, që është afër të 60-ave, që në fëmijëri ka punuar në furrë. Ndërsa ai po përgatit brumin së bashku me familjarin e tij, furra gjendet në një dhomë tjetër të madhe.

Hajdar Qollaku është pak më i ri në moshë. Ai bën përgatitjet e fundit pasi po afrohet ora 17:00, kur klientët nisin të blejnë somunet ose sjellin vezë shtesë, djathë të grimcuar ose mish, që i shtohet këtij produkti. “Traditën e përgatitjes së somuneve për Ramazan në Kosovë e kemi ‘importuar’ nga Turqia. Për arsye mjedisore, familja jonë edhe pas 200 vjetësh punë, somunet i pjekim me dru.

Për pjekjen e tyre duhet të jetë temperatura deri në 350 gradë Celsius dhe ato piqen për dy deri në tre minuta”, tregon Hajdari, i cili është përgjegjës për pjekjen e somuneve. “Kam rreth 50 vjet që blej somunet e Ramazanit në këtë furrë buke sepse kanë një shije unike në këtë muaj të shenjtë. Kam dëgjuar se furrtarët nga disa qytete të tjera të Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën, kanë tentuar të vjedhin recetën e Prizrenit, por nuk ia kanë dalë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bedri Hoti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF