Aktori i njohur Ezra Miller është arrestuar së fundmi sërish në Haëaii, këtë herë pasi dyshohet se ka hedhur një karrige që goditi një vajzë në ballë.
Ylli 29-vjeçar po përballet me një akuzë sulmi të shkallës së dytë. Sipas një raporti të policisë, ylli i “Fantastic Beasts” ishte në një rezidencë private dhe dyshohet se u zemërua pasi iu kërkua të largohej. Dyshohet se ai ka hedhur një karrige, e cila ka goditur në ballë një 26-vjeçare.
Miller thuhet se u arrestua në një ndalesë trafiku rreth orës 1:30 të mëngjesit në Kea’au dhe u lirua nga burgu rreth orës 4 të mëngjesit. Hetimi është ende në vazhdim.
Kujtojmë që aktori i njohur u arrestua edhe në fund të marsit. Ai ishte në karaoke në atë kohë dhe dyshohet se i mori mikrofonin një gruaje që ishte në mes të këngës. Policia e Hawait tha se aktori ka qenë subjekt i 10 thirrjeve në departamentin e tyre në më pak se një muaj.



















