Fifi ka nisur prej muajsh një romancë me Adis Patushin dhe duket më e lumtur se kurrë! Që prej daljes nga “Big Brother VIP”, ajo u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër, dhe që prej atëherë janë bërë të pandashëm.
Por ndërkohë, një postim i bërë disa kohë më parë nga Fifi dhe Adisi ngriti dyshimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Kjo pasi në mbishkrimin e një fotoje që çifti postuan, ata e quajtën njëri-tjetrin “mami dhe babi.”
Ndjekësit e kanë pyetur në Instagram nëse kjo është e vërtetë. Këngëtarja nga Kosova dha këtë përgjigje: “Nëse do të isha, a mendoni që kisha duruar pa e ndarë me ju”?
Adisi është ish bashkëshorti i modeles së njohur Adrola Dushi, me të cilën u bënë prindër të një djali, por lidhja e tyre nuk vazhdoi gjatë dhe ajo u zhvendos në SHBA bashkë me vogëlushin, Troi.



















