Bora Zemani u përpoq të tregonte disa ditë më parë se nuk ka bërë asgjë për vëmendje, ndërsa në një kohë kur Donald Veshaj po përpiqet me sa duket ta rifitojë zemrën e saj, moderatorja nuk jep sinjalet që aktoret shpreson të marrë.
Së fundi, ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora, kujton panorama.com. Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n.
Tani, në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Ndoshta ky veprim i saj mund të jetë nxitur nga fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.
Por një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar është fakti se ajo nuk i bëri ‘folloë back’ Borës. Të paktën kështu rezultonte kur kërkoje në mesin e ndjekësve të saj. Ndoshta prezantuesja nuk ka dashur të ndjekë dikë që nuk e ndjek atë.
“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthej’’, –shkruante më herët aktori.



















