KreuCelebrity

Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë!

E vogla e Jennifer Lawrence ka ardhur në jetë! Ylli i “Don’t Look Up”, 31 vjeçe, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Çifti u pa së fundmi në një shëtitje me të porsalindurin e tyre.

Lawrence dhe Maroney, të cilët u lidhën për herë të parë në qershor 2018, në muajin shtator dhanë lajmin e bukur se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti u fejua në shkurt 2019 dhe u martuan tetorin e ardhshëm.

Kujtojmë që Lawrence gjatë një interviste në dhjetorin e vitit të kaluar tha se shpreson të “mbrojë” sa më shumë “privatësinë” e fëmijës së saj, ndaj dhe deri tani nuk dihet asnjë detaj rreth gjinisë dhe emrit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF