Princ Harry ka folur për ndjenjat e tij në lidhje me të ëmën e ndjerë, Princeshë Dianën në një intervistë të fundit tw dhënë së fundmi për ‘Today”.
Princ Harry ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit, ndërroi jetë në 1997 në një aksident tragjik me makinë në Paris. 25 vite më vonë, ai thotë se ende e ndjen praninë e saj në jetën e tij, edhe se po sigurohet që prania e saj të vazhdojë të ndihet edhe te fëmijët e tij.
Gjatë bisedës, drejtuesi i emisionit Hoda Kotb e pyeti Harryn nëse ia përmend nënën fëmijës së tij të madh Archie, dhe ai nuk nguroi të përgjigjej, “Po, shumë. Unë nuk i tregoj të gjitha gjërat që kanë ndodhur, por sigurisht, përmes disa fotove që kam në shtëpi i them ‘Kjo është gjyshja Diana’”.
Ai shtoi se besonte se nëna e tij luajti një rol të ngjashëm edhe për vëllain e tij, Princin William, në vitet e para të prindërimit.
Harry, 37 vjeç dhe Meghan, Dukesha e Sussex, 40 vjeç, kanë gjithashtu një vajzë, Lilibet, e cila është 10-muajshe.
Harry tregoi se ai e ka ndjerë praninë e nënës së tij më shumë në dy vitet e fundit që kur së bashku me Meghan Markle u largua në Shtetet e Bashkuara, “E ndiej praninë e saj pothuajse në gjithçka që bëj, sidomos në dy vitet e fundit. Pa diskutim. Ajo po na vëzhgon”.
“Jam i sigurt se ajo është krenare për mua”, tha ai mes emocionesh.



















