KreuCelebrity

Vladimir Putin ndalon të bijën të fluturojë jashtë vendit, zbulohet arsyeja!

Sipas raporteve nga Moska, Vladimir Putin ka bllokuar vajzën e tij të madhe që të udhëtojë jashtë vendit për shkak të frikës se ajo nuk kishte ndërmend të kthehet në Rusi.

Shkencëtarja Dr. Maria Vorontsova donte të shkonte me pushime në një plazh tropikal për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të javën e ardhshme.

Ajo planifikoi një arratisje romantike me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj që nga ndarja me ish-bashkëshortin.

“Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke forcuar mbrojtjen e sigurisë së Marias”, thuhet në raportin e gazetës ruse, “Sipas informacioneve tona, vajza e madhe e presidentit nuk kishte në plan të kthehej në Rusi”.

Maria, e cila është sanksionuar nga vendet perëndimore për shkak të lidhjeve të saj familjare me Putinin, ka një djalë gjysmë holandez, tani tetë vjeç, me ish-bashkëshorti i saj Jorrit Faassen.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF