KreuCelebrity

Mbretëresha Elizabeth feston 96-vjetorin! Publikohet fotografia e rrallë kur ka qenë 2 vjeçe!

Sot Mbretëresha Elizabeth mbush plot 96 vjeçe. Në këtë ditë të shënuar për Mbretëreshën, faqja zyrtare e familjes mbretërore në Instagram ka shpërndarë një fotografi të rrallë të Mbretëreshës kur ajo ka qenë 2 vjeçe.

Princesha Elizabeth, ishte vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut dhe nuk pritej të bëhej mbretëreshë.

Jeta e saj ndryshoi në vitin 1936 kur xhaxhai i saj, Mbreti Edward VIII abdikoi, dhe babai i saj u bë Mbreti George VI dhe Princesha e re u bë trashëgimtare e supozuar.

Pas vdekjes së trishtë të babait të saj në vitin 1952, Princesha Elizabeth u bë Mbretëreshë në moshën 25-vjeçare. Kujtojmë që në qershor të këtij viti Mbretëresha feston 70-vjetorin e saj në fron, i pari në historinë britanike.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF