KreuCelebrity

Producentët e filmit “Rust” gjobiten me shumën marramendëse!

Disa muaj më parë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, aktori i njohur Baldwin qëlloi me armë kinematografen Halyna Hutchins duke e lënë të vdekur.

Lidhur me këtë tragjedi, të gjithë prodhuesit e filmit “Rust” janë kritikuar shumë nga autoritetet përkatëse si dhe janë gjobitur nga mosndjekja e rregullave të sigurisë.

Sipas Departamentit të Mjedisit të Nju-Meksikos, ata kishin treguar “indiferencë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”.

“Rust Movie Productions” është gjobitur me shumën me vlerë 136 793 dollarë për shkeljen e procedurave të sigurisë në vendin e punës.

Kujtojmë që Aktori Baldwin gjatë një interviste në dhjetor të vitit të kaluar ka mohuar se ka përgjegjësi për të shtënat fatale, “Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”. Aktori ka deklaruar se ishte informuar se arma që ka përdorur ishte ‘e sigurt’, por në të ka pasur municion.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF