KreuCelebrity

Pas humbjes së djalit, Cristiano dhe Georgina prezantojnë vajzën e porsalindur!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pak ditë më parë bënë me dije se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli.

 

Ata tashmë janë kthyer në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, dhe sulmuesi i Manchester United ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi familjare.

Në foto dukej Ronaldo teksa mbante në njërin krah vajzën e tij, partnerja e tij Georgina dhe katër fëmijët e tyre, tre prej të cilëve futbollisti i ka nga nëna surrogate.

“Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”, ka shkruar Cristiano.

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF