Të qënit pjesë e familjes mbretërore britanike nuk ishte e lehtë për Meghan Markle, e kthyer nga aktore në dukeshë. Që nga moment I lidhjes me Harry-n, jeta e saj u vendos në qënder të vëmendjes dhe u kthye “në halë në sy” për disa.
Mamaja e Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetje për të. Pak para fejesës, Doria Ragland i dha disa këshilla të vyera të bijës.
“Do ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg se ta”, ka qenë një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndihmuar Markle për një kohë të gjatë.
Ragland në fakt ka qenë gjithmonë në dijeni të vështirësive me të cilat do të përballej Meghan në një ambjent krejt ndryshe nga ai me të cilin ishte mësuar. Megjithatë, e ka mbështetur gjithmonë me forcë të bijën, me të cilën kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.



















