KreuCelebrity

Rita rrëfen betejën e të ëmës me kancerin e gjirit, shpërthen në lotë!

 

Rita Ora nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi betejën e nënës së saj, Verës me kancerin e gjirit gjatë puntatës së fundit të ‘The Voice Australia’. Ylli 31-vjeçar i popit u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, teksa foli për betejën e nënës së saj me këtë sëmundje.

“Mamaja ime po lufton me kancerin këto dy vitet e fundit…” u tha trajnerëve Aleisha, 26 vjeç, duke shpjeguar se shpresonte që e ëma të mund ta “ndiente dashurinë” në këngën e saj.  Rita u prek nga kjo histori, e kjo e bëri që të fliste për herë të parë publikisht për problemin e së ëmës.

“Unë e di se si është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë. Mamaja ime, ajo gjithashtu kishte kancer. Kur shkonte të merrte trajtimin e saj, edhe asaj i binin flokët dhe gjëra të tjera, ne ishim disi adoleshente”, tha teksa fshinte lotët.

“Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, sikur të mos ishte superheroi që gjithmonë mendon se do të jetë nëna jote… Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të dorëzohen para teje, e di çfarë dua të them?” Duke marrë frymë thellë, ajo shtoi: ‘Dhe pastaj duhet t’i bashkosh ato… Unë as që mund të flas’. Pasi mori një moment për t’u qetësuar Rita shpjegoi se nëna e saj kishte pasur kancer në gji.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF