Dy muaj pasi njoftoi se është në pritje të fëmijës së tretë, Adriana Lima u kthye në pasarelë. Ajo ishte pjesë e show-t të modës “Fortune City” të Alexander Wang në Los Angeles.
Adriana kishte veshur një fustan të prerë dhe çizme mbi gju. Ndonëse sërish mjaft simpatike, u pa qartë se nga shtatzania, ka marrë shumë kilogramë.
Adriana Lima you’ll always be mother pic.twitter.com/qsh0aOU6WQ
— jp (@jadorejp) April 20, 2022
Ndërkohë që koleget e saj, bukuroshet Alessandra Ambrosio e Candice Sëanepoel thuajse nuk ndryshuan fare gjatë shtatzanive të tyre ( sigurisht përpos barkut të rrumbullakosur).
Në shkurt, ajo njoftoi në TikTok se ishte në pritje të një fëmije me Andrea Lemmes. Ndërkohë, modelja ka dy vajza Valentina (12) dhe Siena (9) nga martesa me basketbollistin serb Marko Jarić, me të cilin u ndanë në 2016.



















