KreuCelebrity

Çfarë thotë gruaja e Hugh Jackman për fjalët se ai është gay!

 

Deborra-Lee Furness foli për thashethemet në rritje për seksualitetin e bashkëshortit të saj Hugh Jackman, duke këmbëngulur se “nëse ai ishte homoseksual, epo, mund të jetë homoseksual”!

Cifti, që ka dy fëmijë të birësuar, Oscar (20 vjeç) dhe Ava (15 vjeç) u takuan në xhirimet e një emisioni televiziv australian në vitin 1995 dhe u martuan 11 muaj më vonë.

Megjithatë, gjatë gjithë martesës së tyre, ka pasur zëra se Hugh është homoseksual. Kohët e fundit, Deborra-Lee, 66 vjeç, tha se nëse Hugh 52 vjec ishte gay, ai nuk do të kishte asnjë arsye për t`u fshehur.

“Hugh ka qenë “gay” për vite me radhë, domethënë o njerëz të mirë – po të kishte qenë, do të kishte qenë dhe pikë, nuk ju merrte dorën ju”, është shprehur ajo. “Nuk ka pasur asnjë arsye për t`u fshehur dhe për të qenë  i dashuri i Brad Pitt ose diçka e tillë. Jo se Brad është gay, por ju e kuptoni se çfarë po them!”, shtoi Deborra-Lee.

Ajo dhe Jackman festuan së fundi 26 vjet martesë. “Deb është drita e jetës sime. E dua me gjithë zemër”, shkroi aktori me këtë rast në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF